0

Ajo bëri bujë të madhe me rolin e Beharit në serialin “Më Fal”.

Gaye Turgut dhe Deniz Evin për publikun shqiptar u bënë të njohur në rolet e tyre të “Baharit” dhe “Ymyti” në serialin e shumë shikuar “Më fal”.

Në serial dyshja janë motër e vëlla, por, prapa ekranit dhe roleve që kanë luajtur ata janë të martuar.
Aktorët në vitin 2013 lidhjen e tyre e kishin kurorëzuar me martesë.

Dashurinë e madhe që e kanë për njëri-tjetrin e dëshmojnë vazhdimisht edhe përmes rrjeteve sociale.

Në disa prej imazheve të shumta të publikuar në Instagram nga Denizi, çifti duket se janë duke shijuar çdo moment të dashurisë së tyre. Kujtojmë se, “Bahari” dhe “Ymyti”, pjesë e serialit “Më fal” janë deri në episodin e fundit.

Xhirimet e serialit kanë përfunduar në muajin dhjetor.

SHPËRNDAJE