0

Motrat Haradinaj, Lola e Anita sot kanë një dhimbje të madhe për nënën e ndjerë.

Tek sa të gjithë festojnë 28 nëntorin ato pikërisht sot i kanë zemrat më të ftohta se në çdo festë tjetër.

28 nëntori lidhet edhe me ditëlindjen e nënës së tyre e cila nuk është më, ku çdo herë këtë datë bukuroshet fillimisht e nisin me mall për nënën e tyre e më pas me urimin për shqiptarët kudo që janë.

“Urime ditëlindja engjëll. Sa mall kam për ty o mam” ka shkruar Lola.

E në anën tjetër as Anita nuk ka lënë pa shprehë mallin e saj.

“Si perhere lotet me tradhtojne e shkronjat nuk e thone dot ate qe zemra m’a ndjen edhe duart me dridhen kur mendoj te shkruaj kujtim per Ty O Mam, por nje gje e di, ah sa shume me ka marre malli per Ty veq sikur t’a dish!! Te dua pafund! Gezuar Ditelindja O Mam!!!”, shkruan Anita.

SHPËRNDAJE