
Një vr’asje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar se sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një vrasje në rrugën “Ndue Përlleshi”, në Prishtinë.
Ajo tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po i merr të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e rrethanave
Ahmeti ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe është konfirmuar një armë e përdorur në rast.
“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vr’asje te ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë në hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen.
Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë qe dyshohet te jetë arma e përdorur në rast.
Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriçimit te plotë të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë, burime të lajmi. net marrin vesh se viktima është Albert Krasniqi i cili është i njohur si burri i ish-missit Besa Gashi me të cilën janë ndarë së fundmi.
Albert Krasniqi ishte i njohur edhe për sherrin e tij me reperin nga Shqipëria, Noizy qe pati ndodhi vite me parë në Prishtinë.