0

Aktorja shumë e njohur ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare.

Song Yoo-jung, ylli televiziv i Koresë së Jugut, ka vdekur në moshën 26 vjeçare.

Aktorja koreano-jugore Song Yoo-jung ka vdekur në moshën 26 vjeç, konfirmoi agjensia e saj të hënën, shkruan CNN.

“Aktorja Song Yoo-jung na ka lënë,” shkroi Sublime Artist Agency në një postim në Instagram.

“Yoo-jung ishte një shoqe që gjithmonë na jepte lumturi me një buzëqeshje të ndritshme dhe një aktore e mrekullueshme që veproi me një pasion më të madh se kushdo”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Song vdiq më 23 janar dhe varrimi i saj u bë në heshtje, në përputhje me dëshirat e familjes së saj, tha agjencia. Deklarata nuk dha ndonjë shkak të vdekjes.

Song bëri debutimin e saj më 2013 si një modele për kompaninë e kozmetikës Estée Lauder.

Të njëjtin vit, ajo luajti në dramën televizive “Golden Rainboë” dhe kishte role dytësore në dy shfaqje të tjera më 2014 dhe 2017.

Roli i saj i fundit erdhi në vitin 2019, kur ajo luajti personazhin kryesor në dramën fantastike romantike “Dear My Name”.

Koreja e Jugut ka parë një valë vdekjesh midis të rinjve të saj të famshëm në vitet e fundit.

Në dhjetor 2017, super ylli i K-pop Kim Jong-hyun, i njohur më mirë si Jonghyun, bëri vetëvrasje në moshën 27 vjeç.

Në tetor 2019, këngëtarja Sulli, ish-anëtarja e grupit f (x), u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në moshën 25 vjeçe.

Rreth gjashtë javë më vonë, artisti tjetër i K-pop Goo Hara, ish-anëtar i grupit vajzë Kara, u gjet i vdekur në moshën 28 vjeç.

SHPËRNDAJE