
Modelja Afrona Dika u bë tejet e përfolur që pas lidhjes me këngëtarin e mirënjohur, Blero.
Ata janë lidhur tash e pesë vite dhe pas pak muajve pritet ta bëjnë edhe dasmë, përcjell ORAinfo.
Afrona është mjaft aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram ku posedon imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Sot, ajo ka publikuar një foto ku shihet se ka shkuar në shtëpi e nëna e saj i ka gatuar ushqimin e preferuar, e kjo duket se e ka gëzuar shumë atë./ORAinfo/