
Afrona Dika është emri i modeles që në publikun shqiptar u bë shumë e njohur pasi u lidh me këngëtarin e njohur, Blero.
Ata janë lidhur që pesë vite dhe që nga atëherë janë shumë të përfolur në publik e në media, përcjell ORAinfo.
Afronën e gjejmë tejet aktive sidomos në këtë kohë kur ajo po bën përgatitjet e fundit të dasmës.
Sot, ajo ka publikuar një foto ku shihet e veshur plot stil e vëmendjen merr çanta me inicialet e Afronës./ORAinfo/