0

Adelina Tahiri është një nga këngëtarët më të njohura.

Ajo u bë shumë e komentuar që nga maresa me avokatin maqedonas, Serjoza Markov.

Martesa e saj nuk u prit shumë mirë nga publiku dhe këngëtarja u sulmua në rrjete sociale.
Në një intervistë për emisionin e Big Mamës “Mama’s trip”, Adelina është përlotur teksa ka treguar gjendjen e vështirë që ka kaluar.

“Kam pasur kercnime, nga shqiptarë, nga maqedonas, kam pasur kercëniim femijen tim. Për këtë arsye nuk e publikoja fëmijën. Ka qenë shumë e vështirë. Ndihem shumë keq kur e kujtoj. Nuk e di a është mekat të duash dikë”, u shpreh Adelina e prekur. Këngëtarja shtoi se tani është shumë e lumtur dhe vogëlushi i ka dhënë motiv të ecë përpara.

“Tani jam shumë e lumtur. Familja dhe burri më kanë mbështetur. Fëmija më ka dhënë motiv të vazhdoj. Ne sa jemi të mirë si popull, jemi edhe të poshtë ndonjëherë. Unë i kuptoj, janë të mllefosur nga e kaluara, por nuk jam unë fajtore. Ishte diçka më e fortë se unë”, tha Adelina.

SHPËRNDAJE