0

Adelina Ismaili është një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare.

Edhe pse u largua për një kohë nga skena pasi u martua dhe u bë nën e një djali, tani ajo është kthyer në Kosovë dhe ka filluar të bëhet aktive si më parë.

Ashtu siç kishte premtuar, Adelina Ismaili publikoi këngën e saj më të re në ditën e parë të vitit.

Fillimisht ajo befasoi me fotografitë e postuara ku dukej si një Princeshë e Akullt. Por më pas u zbulua se pas tyre fshihej projekti më i ri i këngëtares.

Ajo publikoi këngën e re me titull “Sa njëmijë engjëj”, ku Ismaili shfaqej e veshur me fustan të bardhë, ndërsa skena ishte e mbuluar me idenë e reve.

Kënga i kushtohet dashurisë dhe gjërave të bukura që na ofron jeta në çdo ditë.

Adelina vjen në këtë projekt me një stil ndryshe nga rebelja që jemi mësuar ta shohim dhe mendojmë se i shkon shumë!

SHPËRNDAJE