0

Është aktor turk, por ka arritur të bëhet i dashur për publikun kosovarë.

Përmes rolit të tij Xhihani” në serialin ”Paramparça”, aktori Erkan Petekkaya është një nga aktorët më të dashur turk.

Sikurse të gjithë fytyrat publike ashtu edhe Erkani po i shfrytëzon rrjetet sociale për ndarjen e imazheve dhe informacioneve të ndryshme të jetës së tij private dhe profesionale, shkruan rtv21

Së fundmi përmes një postim, aktori shihet duke xhiruar një skenë të serialit “Vurgun” që aktualisht ai është duke marr pjesë. Por, ajo çfarë bie në sy nga ky postim është emri i Kosovës, të cilin ai e ka shkruar në këtë video.

Aktori 48 vjeçar nuk ka sqaruar saktësisht për këtë gjë, mirëpo për fansat e tij ai ngriti dilemat se mos është duke qëndruar në Kosovë.

SHPËRNDAJE