Meriton Mjekiqi ishte në arrati, po qëndronte në shtëpinë e një familjari.
Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, është arrestuar nga policia pasi u përfshi në një gjuajtje me armë.
I njëjti po qëndronte në arrati nga policia, i cili kishte kërkuar të qëndronte në shtëpinë e një familjare. Kështu ka raportuar televizioni Klan Kosova nga vendi i ngjarjes ku është arrestuar Mjekiqi.
Policia e Kosovës i kanë treguar se si erdhi deri tek arrestimi.
“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”, thanë nga PK’ja.