0

Albert Krasniqi varroset sot në orën 15:00.

Albert Krasniqi, i cili u mbeti pa shenja jete një ditë më parë dhe i dyshuari i v’rasjes është babai i tij, do të varroset sot në orën 15:00 në varrezat e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i të ndjerit.

“Familjarë, miq e dashamir, ju njoftojmë se varrimi i nipit tem, Albert Krasniqi behët sot në ora 15:00 në varrezat e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tij.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për v’rasjen e Albert Krasniqit, e ku i dyshuar për v’rasjen e tij është babai Skender Krasniqi.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë.

SHPËRNDAJE