0

Djali i ish-presidentit në gjendje të rëndë pas infektimit me koronavirus.

Mirosllav Tudjman, djali i presidentit të parë të Kroacisë, Franjo Tugjman, është shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Zagreb, pas komplikimeve që i kanë ardhur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Siç raporton “Vecernji list”, Tudjman është vendosur në respirator.

Sipas informatave të fundit, thuhet se gjendja e Tudjman po shkon drejt stabilizimit.

Siç shkruan ky medium, Tugjman ka qenë në oksigjeno terapi, dhe më pas është transferuar në Klinikën Infektive.

SHPËRNDAJE