Sara e Ledri janë bërë prindër për herë të parë.
Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha, e kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë.
Foshnja është vajzë dhe thuhet se ajo dhe e ëma janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Çifti ende nuk e ka konfirmuar lajmin për mediat apo ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Nga momenti i parë që u bë publik lajmi i shtatzënisë së Sarës, adhuruesit e saj dhe të reperit shumë të dashur nga publiku, filluan ta presin me padurim ardhjen në jetë të foshnjës së vogël.
Ledri Vula madje kishte vendosur që emocionet e të bërit prind për herë të parë t’i shpreh edhe përmes muzikës, duke e realizuar një këngë dedikuar vajzës së tij me titull “Si baba”.
Ende nuk dihet emri i fëmijës së çiftit Vula dhe Hoxha, dhe pritet të shihet kur do të vendos çifti i famshëm i shoëbizit ta ndajë fotografinë e parë të vajzës me gjithë fansat e tyre.