29 vjeçari shqiptar vdes në aksident trafiku në Itali.
29 vjeçari shqiptar vdes në aksident trafiku në Itali.
Shumë dhimbje në komunitetin shqiptar në Prato, ku humbi jetën një ditë më parë një i ri shqiptar.
Bëhet fjalë për 29 vjeçarin, Agron Dajlanaj, që punonte prej vitesh si magazinier.
Ai humbi jetën si pasojë e një aksidenti me motorr.
Për këtë humbje të madhe, komuniteti shqiptar është në lot, pasi sipas tyre ‘iku një djalë i shkëlqyer’.
“Është një humbje e madhe . Agroni ishte një djalë që punonte si magazinier në zonën e Campi, që kur ishte 18 vjeç. E njihte shumë mirë atë rrugë dhe ne nuk e kuptojmë se si ka ndodhur aksidenti. Si shoqatë ne i jemi gjendur menjëherë pranë familjes dhe sidomos të shoqes, pasi kanë edhe një vajzë të vogël”, tregon presidenti i shoqatës shqiptare Sopoti – Qamil Zejnati.
Agron Dajlanaj jetonte së bashku me prindërit në Prato, Itali dhe ishte djalë i vetëm.