Një 26 vjeçare e cila ishte raportuar e zhdukur nga data 19 tetor u gjetë dje rreth orës 11:00 në rajonin e Drenasit.
E njëjta ishte gjetur saktësisht në fshatin Çikatove e Vjetër e Drenasit, me ndihmën e qytetarëve vullnetarë dhe policisë.
Por nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh u bë e ditur se rasti në fjalë është raportuar si ‘Dhu’nim’,ani pse dje nuk u dhanë detaje shtesë lidhur me rastin.
“Me datën 25.10.2020 rreth orës 10:40 është gjetur viktima femër kosovare e cila ishte raportuar si e zhdukur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim.
Në momentin kur u gjetë e njëjta u raportua se ishte pa vetëdije, ku më pas është marrë nga autoritetet mjekësore për tretman të mëtutjeshëm.