Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 124 raste të reja me COVID-19.
Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, duket se institucionet e vendit do të marrin edhe masa të reja për parandalimin e përhapjes së tij.
Është vetë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili hapur ka paralajmëruar vendim ndryshe për kryeqytetin, sa i përket situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë u konfirmuan 72 raste vetëm brenda Prishtinës, derisa edhe gjatë ditëve të kaluara, Prishtina mbante primatin sa i përket numri të lartë të infektimeve.
Njoftimi i plotë i Zemajt:
Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19.
Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve.
Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid.
Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!
Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë. /ORAvip/