Është ndër aktoret me të dashura për publikun shqiptarë.
Po thuhet të jetë e vetme. Por, megjithatë, ende nuk e di të vërteten e saktë të jetës private të Gresa Pallaskes.
Ajo, për vite me radhë ishte në lidhje me një arkitekt, me të cilin u nda bash në kohën kur mendohej se çifti do ta kurorëzonin lidhjen e tyre me martesë.
Gresa, tani e ka “të dashur” kamerën, që e do më shumë se gjithkënd e gjithçka tjetër.
Raporti i tyre është i shkëlqyer, e këtë e deshmojnë edhe këto fotografi që po ua prezantojmë.
Akorja, prej shumë vitesh është e angazhuar në botën e teatrit, filmit dhe televizionit, ku gjithmonë shkëlqen, shkruan Kosovarja.