0

Erkan Petekkaya, Leyla Tanlar dhe Alina Boz janë personazhet kryesore në njërin prej serialeve më të shikuara turke, ‘Parmparca’.

Këta tre aktorë u bënë shumë të pëlqyer edhe në publikun shqiptar me rolet e tyre të ‘Xhihanit’, ‘Hazallit’ dhe ‘Xhansu-së’, përcjell ORAvip.

Me këto role ata u bënë shumë të njohur dhe shumë të pëlqyer për disa muaj rresht ne televizionet shqiptare .

Tani, edhe pas përfundimit të serialit, ata gëzojnë raporte të mira me njëri-tjetrin e këtë na e dëshmojnë fotografitë e përbashkëta që i shohim./ORAvip/

SHPËRNDAJE