
Komenti i Xheraldinës në foton e fundit të Sarës merr vëmendjen e të gjithëve.
Reperi Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë ndër çiftet më të përfolura të momentit. Kjo për shkak se ata tashmë janë bërë edhe prindër të një vajze qe kanë vendosur ta quajnë Poem Blue.
Së fundmi, ata i kanë hapur edhe një llogari në Instagram vajzës së tyre, ku po postojnë foto të vogëlushes.
Fotografitë e Poem Blu s’po mungojnë as në llogarinë e Sarës dhe Ledrit.
Dje, Sara ka postuar një foto bashkë me Poem Blue, ku menjëherë është pëlqyer shumë nga të gjithë ndjekësit e Sarës.
Diçka çfarë ka rënë në sy është komenti i Xheraldinës.
“Shpirtat e bukur të Ninit”- shkruan Xheraldina, shoqëruar me dy zemra të kuqe dhe dy sy me zemra.