Me rastin e festave të fundvitit, këngëtarët po publikojnë projekte dhe bashkëpunime të shumta.
Një këngë për fansat e saj të shumtë, për festat e fundvitit dje e ka publikuar edhe këngëtarja e njohur, Violetë Kukaj.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/119526167-318299169267138-6370135975077995695-n-mp4″]
Kënga e re e Violetës titullohet “Sytë”, tekstin e së cilës e ka shkruar Ilir Berani, i cili është përkujdesur edhe për muzikën e këngës.
Kënga “Sytë” siç duket po pëlqehet mjaft nga publiku, ngaqë vetëm për 19 orë ka arritur mbi 35 mijë klikime në Youtube.