0

Adeles i vdes babai- s’fliste me të prej shumë kohësh.

Babai i Adele, Mark Evans, thuhet se ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare pas një beteje me kancerin.

Adele u pati larguar nga babai që kur ai e la nënën e saj Penny, kur këngëtarja ishte vetëm trevjeçare.

Kur ajo fitoi Grammy në vitin 2017, ajo falënderoi menaxherin e saj për të qenë një figurë babai.

Ajo tha: “Faleminderit menaxherit tim. Unë i detyrohem për gjithçka. Ne kemi qenë bashkë për 10 vjet, dhe unë të dua sikur të ishe babai im. Të dua shumë, shumë. Unë nuk e dua babanë tim, ky është problemi. Të dua ashtu si do të doja babanë tim”.

Një burim tha për The Sun: “Familja e Mark ishte e mërzitur nga vdekja e tij. Ai gjithmonë shpresonte që gjërat do të përmirësoheshin me Adele, por kjo nuk ndodhi”, transmeton Klan Kosova.

SHPËRNDAJE