0

Ditë më parë Diellza Kolgeci kishte zyrtarizuar lidhjen me basketbollistin Fisnik Rugova.

Madje, bukuroshja ka treguar se është në pritje të një fëmije dhe se shumë shpejt do të bëhet nënë.

E duket se ish i dashuri i modeles, Nol Fetoshi nuk ka qëndruar duarbosh pasi që ka gjetur ngushëllim te një bukuroshe tjetër.

Bëhet fjalë për moderatorin e njohur shqiptare, Genta Canën, e cila e ka bërë këtë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Në fakt, biondina ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa e uron të dashurin me rastin e ditëlindjes.

“Urime ditëlindjen zemër”, ka shkruar me këtë rast Cana teksa shihet në shoqëri të arkitektit.

SHPËRNDAJE