0

Mes zërave për ndarjen nga Patrisi, Tuna nxjerr në shitje apartamentin në Prishtinë?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, ka qenë pre e shumë thashethemeve muajve të fundit.

Është përfolur se ajo bashkë me djalin e saj janë zhvendosur në Shkup, dhe se këngëtarja i ka dhënë fund raportit të saj me bashkëshortin, Patris Berisha.

Megjithëse vet dyshja nuk e kanë konfirmuar këtë në ndonjë deklaratë në media, distancomi i vërejtur edhe në rrjetet sociale duket se është një indikacion më tepër që tregon se familja nuk janë më bashkë.

I çuditshëm është edhe një nga postimet e fundit të këngëtares shkupjane në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë një banesë e cila është në shitje.

Banesa për të cilën fansat menjëherë kanë aluduar se është në pronësi të këngëtares, ka bërë që ndjekësit edhe më tej të mendojnë se këngëtarja po e mendon shpërnguljen nga kryeqyteti kosovar.

Tuna i ka pasur të rralla paraqitjet në rrjetet sociale së fundmi, gjersa ka munguar edhe në aspektin e prurjeve të reja muzikore.

Ajo është në përgatitje të një albumi të ri, që do të jetë gati së shpejti për fansat.

SHPËRNDAJE