Mirsa Kërqeli është shumë e dashur për publikun.
Ajo tani është larguar nga muzika dhe nga paraqitjet publike duke iu perkushtuar vetëm familjes së saj, shkruan ORAinfo.
Mirsa është e martuar dhe ka dy fëmijë, Tiarin dhe Anën.
Në profilin e saj në Instagram, Mirsa poston fotografi të fëmijëve, ku shihet se që të dy janë rritur.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.
Sot ajo ka publikuar një foto me burrin e saj, të cilët po duken shumë të dashuruar./ORAinfo/