
Tea dhe Bearti janë çifti më i përfolur kohëve të fundit në Shqipëri dhe Kosovë.
Pasi treguan se janë në lidhje dashurie, ata po kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit. Ditë më parë, u panë duke bërë ‘shopping’ në një qendër tregtare në Prishtinë.
Ndërsa, sot janë duke qarkulluar në rrjetet sociale disa fotografi të Teas dhe Beartit, para pasqyrës duke u puthur.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/tea-dhe-berati-kapen-mat-edhe-ne-kete-vend”]
Ata duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërsa ishin kombinuar në veshje. Tea me të bardha, ndërsa Bearti një bluzë të zezë me vija të bardha.
Dy ish-konkurrentët, Tea dhe Bearti kishin një lidhje të fshehtë mes tyre, anipse Tea vazhdonte të ishte pjesë e emisionit.
Pas daljes nga emisioni, e cila doli çift me Andin, në rrjet u publikuan foto të Beartit dhe Teas, në Bogë, duke u puthur.
Ata po vazhdojnë ta shijojnë dashurinë e tyre pavarësisht komenteve dhe reagimeve të konkurrentëve të Përputhen dhe fansave të tyre.