Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shyhrete Behluli është një ndër emrat më të përfolur të showbizit shqiptar.
Ajo është një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare, e këtë simpati të publikut e pati që në daljen e parë në skenë
Si asnjëherë më parë, ajo ka rrëfyer detaje personale nga jeta e saj.
Këngëtarja e cila javën e kaluar mbushi plot 57 vjet, vjen këtë të hëne në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, për një intervistë të rrallë.
Si u njoh me bashkëshortin, si ia doli ta balancojë jetën private me karrierën muzikore, cili është sekreti i suksesit të saj e si po kujdeset për pamjen edhe në këtë moshë?
E po ashtu nuk u anashkalua as loja Haje ose Thuaje, ku ajo e thotë ose jo, se sa paguhet në një mbrëmje muzikore?