0

Një ngjarje mjaftë e rëndë ndodhi dy ditë më parë në vendin tonë.

Dy ditë më parë, një ortek bore në Brezovicë ia mori jetën, Arian Dacit, Zëvëndësministrit të Diasporës, njëherit edhe djalit të akademik Nexhat Dacit.

Njëri nga shokët më të ngushtë të Arian Dacit e kujton me dhimbje dhe mall të madh, shoku i tij Lorik Bejta e kishte quajtur ate me emër përkëdhelës Loqkoman për më shumë lexojeni kujtimin e tij për shokun e ngushtë i cili humbi jetën duke bërë atë që e adhuronte skijimin.

Postimi i tij në rrjetin Instagram:

I pata dy vëllezër e humba nje.Per mua se pate emrin Arian po loqkoman.Luajtem basket, futboll, tenis, vozitem bicikleta e skija.Percjellem qdo loje te klubeve qytetit tonë me pasion ne qdo kohë verë, dimër, borë e shi.Bënëm pushime e hengrem shum dreka. I qajtem hallet e mija e tuaja. Ishe buzëqeshja ime e mëngjesit ne Viber – Cafe Cantin?

Loqkoman e vëlla më le keq mua e rethin tonë.Qofte dheu i leht e shifemi ne anen tjetër.Loqkomani.

SHPËRNDAJE