0

Shkurte Fejza ka një mesazh për Qeverinë!

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza, ka reaguar lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 në vendin tonë dhe faktin se këngëtarët tash e një vit kanë mbetur pa dasma, koncerte e mbrëmje muzikore.

“Kaloj një vit pa asnjë aktivitet as dasma e as koncerte dhe mbremje muzikore dhe pa asnje lloj të ardhura për artistët e mos të flasim për ndonjë lloj mbështetje materiale. Qeveritë i mbështesin tregtarët dhe rrjetet e marketeve që po shesin mallëra si kurr më parë. I kanë ndaluar dasmat që mund të lejohen me 50% të kapaciteteve dhe i dëmtojnë një varg biznesesh që lidhen direkt dhe indirekt me këtë industri dhe në anën tjetër gjatë fushatës grumbulloheshin nga 2 mijë persona në të njejtat lokale. Kjo nuk don koment”, ka shkruar Shkurte Fejza.

Tutje në reagimin e saj, këngëtarja ka thënë se nuk duhet të krahasohet artisti i mirëfilltë me ata që kanë burime të dyshimta financiare e vetura milionëshe. “Ua kujtoj politikanëve se edhe artistët janë njerëz dhe kanë familje dhe jetojnë nga kjo punë ndershëm duke paguar tatime për 20 vjet me radhë dhe sot të goditen pamëshirshëm e të trajtohen pa asnjë konsideratë. Mos të shikohen artistët e mirëfilltë me syrin e keq sikur ata që marrin mbështetje gjithmonë nga institucinet me dofarë projekte diletante apo të krahasohen me artistë që kanë burime financiare të dyshimta e me vetura milionëshe. Uroj të mendoj dikush seriozisht e me nje analizë më profesionale”, ka shkruar Shkurte Fejza në rrjetin social Instagram.

SHPËRNDAJE