0

Shkurte Fejza sot feston ditëlindjen.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza, e cila për vite me radhë vazhdon të sjellë këngë që i dëgjojnë të gjitha moshat, sot kremton një datë të veçantë.

Artista, me këtë datë mbush 59 vjet jetë, ndërsa që në orët e para të kësaj dite ka pranuar urime të shumta.

[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/shkurte-fejza-duke-kenduar-kur-ishte-femije”]

Një prej urimeve më speciale e mori nga bashkëshorti i saj Hajrushi, i cili ndau një foto të shkrepur nga pushimet në Turqi.

“Jeta ime. Kur jam me ty bota është e imja. Gëzuar ditëlindjen JETA IME”, shkruan ai.

Ndryshe, pas një pauze disamujore, Shkurte Fejza pritet së shpejti të kthehet me projekte të reja muzikore për fundvit.

SHPËRNDAJE