Adriana Matoshi drejt fejesës? Keith i propozon virtualisht, ndërsa ajo i thotë “Po”.
Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, tash e sa muaj është në lidhje me ish-futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.
Ndonëse paragjykimet për të në rrjetet sociale kanë qenë të shumta për shkak të dallimit diferencial në moshë dhe racë, Adriana dhe Keith kanë lënë prapa gjithçka, duke vendosur ta çojnë përpara lidhjen e tyre.
Gjërat duket se po bëhen gjithmonë e më serioze, aq sa çifti duket se e kanë menduar edhe fejesën.
Krejt kjo ndodhi në një fotografi të publikuar së fundmi nga aktorja Matoshi në Instagram, ku shkruante një kundërpërgjigje për ata që e kritikojnë për moshën e saj.
Mes shumë komenteve nga ndjekësit, në sy ka rënë komenti i partnerit të saj, i cili i ka komentuar me një emoji në formë të unazës dhe një pikëpyetje.
Krejt kjo u pa si një propozim për fejesë – e që mesa duket edhe vet Adriana i është përgjigjur me “Po”, në replikën e saj të bërë përbri këtij komenti.
Mesa duket, në formën virtuale, dyshja kanë i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, ndonëse për momentin janë larg njëri-tjetrit fizikisht.
Adriana Matoshi përndryshe përveçse si aktore, po zhvillon karrierën e saj edhe në politikë, duke qenë deputete e legjislaturës më të re të Kuvendit të Kosovës, krah Lëvizjes Vetëvendosje.