0

Sabri Fejzullahu për nipin: U bëfsh shembull i mirë për Shqiptari.

Sabri Fejzullahu është pa dyshim legjenda e muzikës shqiptare dhe i preferuar nga të gjitha gjeneratat.

Shumë vite në skenë, shumë hite, karrierë e pastër e kanë bërë Sabri Fejzullahun këngëtarin më të respektuar, shkruan Kosovarja.

Sabriu përveç se është i suksesshëm në jetën profesionale, ai ka një familje për lakmi dhe raporte shumë të shëndosha me ta, sidomos tash që ka mbesa e nip përreth.

Sot, Arti djali i Ermalit dhe nipi i parë i Sabrisë feston ditëlindjen dhe këngëtari e ka uruar atë publikisht.

“Arti i gjyshit sa e qysh te dua e din ti, qysh ta kisha uruar ditëlindjen, qysh ma ndien zemra nuk e di, hajt bre shpirti jem i gezofsh 100 ditëlindje dhe e lus Zotin që mbas shëndetit u befsh shembull i mire per Shqiptari” ka shkruar Sabriano në dedikimin për nipin.

Sot gjithashtu feston ditëlindjen edhe mbesa tjetër e këngëtarit, vajza e Bulzës dhe gjithashtu Sabriu vjen me një urim shumë të bukur edhe për të.

“Sa her te shoh e flas me Ty me mbushen syt me lot, ate dite qe linde te kam marrur ne duar. Deri sa te vdes s’ta leshoj doren plot magji o qokollada e Gjyshit, i bofsh 100 vjet e lum Gjyshi qe te ka” ka shkruar ai në rrjete sociale.

SHPËRNDAJE