Ai është shumë i dashur për publikun dhe kohëve të fundit ka qenë emër shumë i komentuar edhe për jetën personale.
Fjala është reperin nga Presheva, Gold AG, i cili gjatë vitit të kaluar i dha fund beqarisë duke u martuar me bukuroshen nga Gjilani, Ermira Shkodrën.
I njëjti po ashtu në fund të muajit nëntor u bë baba për herë të parë i një djali të quajtur, Gueril.
Krijuesit i hitit “Malli i vendlindjes” së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin NIN, gjersa ka folur më shumë për atë se si është njohur me tashmë bashkëshorten.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/ss-mp4-2″]
“Është nga Gjilani dhe nëna ime e ka prej familjes së çikës së hallës së vet. Tek kunati vet, janë familje të përziera, e kam njohur shumë më para si emër por nuk është se jemi takuar. Dhe më pas jemi bërë bashkë”.
“Që kur e kam parë kam thënë se do të jetë personi i jetës time. Kështu deshi Zoti dhe ka ndodhur. Kemi bërë kurorë dhe kam shpreh dëshirën që sa më shpejt të bëhem prind”, u shpreh ai.
Arian Agushi (emri i vërtetë) në anën tjetër po vazhdon të jetë shumë aktiv me projekte të reja muzikore.