0

Dafina me jetën e saj të vështirë: Mungesa e babait, sëmundja e nënës.

Dafina Zeqiri do t’i dedikojë një album jetës së saj dhe publiku u bë shumë kurioz që tani.

“Ka pasur njerëz që më kanë thënë s’ke baba, s’ke me ec përpara. Ti do arrish shumë në jetë. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë me sfida.

Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur ne, tre goca, vetëm. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është të jenë vetëm goca në një familje? Sa punë duhen bërë në shtëpi, e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dal si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë për t’u kujdesur për njëri-tjetrin”, ka shkruar Dafina.

Dafina ka thënë se albumi do quhet “Dafinë Moj” dhe në thelb ka jetën e saj plot vështirësi e pengesa për të arritur deri këtu ku është sot.

SHPËRNDAJE