Patrisi mungoi në festën e Tunës të organizuar për fëmijën e dytë në ardhje gjatë kohës sa ajo ishte shtatzënë.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, pak ditë më parë ka sjell në jetë një tjetër fëmijë.
Ajo u bë nënë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Zen.
Ndërkohë së fundmi, këngëtarja shqiptare publikoi një video në Instagram, duke treguar momente nga festa madhështore që organizoi për fëmijën në pritje gjatë kohës së shtatzënisë.
Për të ishe lëshuar një aeroplan me tym të kaltër, për të zbuluar kështu gjininë e fëmijës, që në rastin konkret ishte djalë.
Me një rreth të ngushtë miqsh dhe djalin e saj të madh, Tianin në krah, Tuna u pa në festë pa babanë e fëmijës, Patrisin.
Ka tash e sa kohë që përflitet se dyshja jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri, ndërkohë që rrallë herë shihen në prezencë të njëri-tjetrit.
Patrisi ndërkohë bëri një reagim në rrjetin social Instagram ditën kur u bë baba për herë të dytë, duke publikuar një fotografi të foshnjës së porsalindur dhe duke shkruar: “Mirë se vjen në jetë Zen”.
Tuna përndryshe ka tash e sa kohë që është zhvendosur në Shkup për të jetuar së bashku me djalin, teksa Patrisi vazhdon të jetojë dhe veprojë në Prishtinë.