Afërdita Dreshaj vazhdon të jetë shumë e dashur për publikun.
Modelja e njohur, Afërdita Dreshaj shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo është në pritje të një djali, i cili mund të vijë në jetë nga momenti në moment.
Ndërkohë që ajo është në pritje të bebushit, sot ka marrë edhe lajmin më të bukur të jetës. Vëllai i saj është bërë baba dhe kështu Afërdita është bërë hallë.
Emocionet e këtij momenti, ajo i ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Instagram, teksa ka publikuar disa foto të të voglit e përkrah ka shkruar:
“Vëllai im dhe kunata ime sapo u bënë me bebe. Urime, na bëtë më të lumtur se kurrë. Mezi presim ta takojmë Martinin dhe e duam shumë. Jam bërë hallë! Ti je kaq special dhe emri yt është akoma më shumë special”.