0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu – Tuna dhe Patris Berisha më nuk janë bashkë. Këtë se fundmi e ka konfimuar edhe vet Patrisi.

Ai është pyetur për raportet e tij me Tunën, pasi kjo e fundit ka tash e sa kohë që është shpërngulur bashkë me djalin në Shkup.

Patrisi e bëri të qartë se nuk janë bashkë më me Tunën, por e mbajti statusin e lidhjes së tij si “të komplikuar”.

Megjithatë ai këmbëngulë se djali i tij do ta këtë mbiemrin e tij, përcjell ORAvip.

[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/tuna-po-i-shijon-pushimet-luksoze”]

“Tianit mund t’ia bëjë mbiemrin si të dojë në Instagram, por ajo mbiemrin e vërtetë dhe në letra do ta ketë Berisha”, ka këmbëngulur Patrisi.

Duket se deklaratat e fundit nuk e kanë shqetësuar fare Tunën.

Ajo duke mos prefetuar që të flas për këtë temë, ka zgjedhur që ta postojë foton e djalit të saj duke buzeqeshur.

Kaq simpatik po duket ai. /ORAvip/

SHPËRNDAJE