0

Engjellusha Salihu është vajza e këngëtares së njohur Shyhrete Behlulit.

“Kanagjegji” ishte kënga e saj e cila e bëri të pëlqyer dhe të kërkuar nga publiku.

Bëhet fjalë për Engjëllusha Salihun, e cila që nga paraqitja e parë në skenë rrëmbeu zemrat e publikut, shkruan Kosovarja.

Se është një këngëtare e dalluar kjo po dëshmohet në çdo këngë të saj, qoftë solo apo në bashkëpunim me nënën e saj.

Jemi mësuar që çdo herë ta shohim të grimosur e të veshur si është më së miri, madje jo vetëm muzika, por edhe stili saj gjen hapësirë të komentohet.

Së fundi, ndryshe prej herave tjera do ju sjellim një imazh të Engjit së bashku me vëllaun e saj kur ishin fëmijë.

Eh, gjëja parë që bie në sy është se edhe atëherë ishte po aq e bukur sa edhe sot, bile shumë pak ndryshim ka pësuar, mjafton një shikim dhe vërehet që është Engjëllusha.

Meqë ke qenë kaq e bukur që atëherë, ç’hall i madh të shtyu të bësh ndërhyrje në fytyrë moj Engji?

SHPËRNDAJE