Për këngëtaren e njohur, Genta Ismajlin sot është ditë e veçantë pasi që feston ditëlindjen e 37-të, megjithatë pamja e saj nuk e pasqyron këtë moshë.
Debutimin në muzikë artistja e kishte bërë në moshën 19-vjeçare, kur ishte kthyer në Kosovë.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/gen-mp4″]
Kënga e cila kishte shënuar fillimin e karrierës së suksesshme të saj, kishte qenë “Dridhem”.
Genta me zërin e saj karakteristikë, veçohet edhe për lëvizjet dhe kërcimin e saj energjik në skenë.
Sa i përket jetës personale Genta tashmë zemren ia ka dhuruar biznesmenit turk, Hysein Usta me të cilin është duke i shijuar ditët më të mira të një lidhje.
Gjatë një interviste Genta ka treguar se me të dashurin ishte takuar rastësisht në një restaurant dhe u shpreh që ka qenë dashuri në shikim të parë.