Bora Zemani na prezanton me dashurinë e saj të parë.
Zemani na e dëshmoi edhe njëherë thënjen e famshme, se dashuria e parë e një vajze është babai i saj.
Sot feston ditëlindjen një nga njerëzit më të dashur të moderatores, babai i saj dhe nuk mungoi urimi publik nga e bija, me një fotografi të fëmijërisë së saj, ku shihet me balluke në prehërin e njeriut të shtrenjtë.
“Edhe 100 vite të bukura për dashurinë time të parë! Të dua ba! Shumë, shumë!”, ka shkruar ajo në fotografinë, e cila është një nga ato të rrallat që s’e kemi parë ndonjëherë.
Përndryshe Bora momentalisht është duke prezantuar një nga emisionet më të ndjekura nga publiku shqiptar, e jo vetëm “Për’puthen”.