Milot Llaloshi është një nga këngëtarët e njohur.
Ai fillimisht fitoi famë falë motrës së tij, Edonës, dhe pastaj arriti që të krijojë emër falë punës.
Për këngëtarin, Milot Llalloshin dhe bashkëshorten e tij, Erxhinën dita e sotme është e shënuar. Djali i tyre, Priami sot feston dyvjetorin e lindjes, shkruan rtv21.
Me rastin e 2 vjetorit të lindjes, prindërit kanë uruar bukuroshin Priam me fjalë dhe imazhe të bukura. Përmes dy imazheve të hedhura në instastory, Miloti ka uruar djalin me rastin e ditëlindjes.
“Djali jem urime te duam shume”, ka shkruar Miloti krahas njërës fotografi. Edhe Erxhina ka uruar bukuroshin e saj për ditëlindje, duke i hedhur në instastory fotografi që nga lindja e tij e deri te ditëlindja e dytë, ku shihet së bashku me Milotin dhe të birin.