Urimi që nëna i bëri Leonorës për ditëlindje.
Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi, po feston ditëlindjen. Këngëtarja ka mbushur sot 42 vjet.
Një urim të veçantë për ditëlindje, Leonora e mori nga nëna e saj, Feride Jakupi.
“Urime ditëlindjen gëzimi i parë i nanës! Leonora Jakupi, ti drita e syve të mi! Paç bekimin e Zotit ti që çdo ditë më bën me diell e ma mbushë zemrën dashuri. Faleminderit Zot për këtë bekim të madh në jetën time! Të don mami shumë”, ka shkruar nëna e këngëtares krahas fotografive që ka publikuar.
Këngëtarja gjatë ditës ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e saj.