0

Ka ndërruar jetë stolisti i njohur i bendit “Talk Talk”.

Ai ka ndërruar jetë dje në moshën 64 vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar menaxheri i tij, i cili ka thënë se “fatkeqësisht është e vërtetë”.
Keith Aspden ka thënë se ai ka vdekur pas një sëmundjeje, e cila ia ka marrë jetën. “Talk Talk” ka qenë grup i famshëm i viteve të tetëdhjeta, ndërsa suksesin më të madh e ka arritur me këngët, si “It’s My Life” e “Such a Shame”.

Pasi ka lansuar albumin e tij (Mark Hollis) solo në vitin 1998, Hollis e ka lënë muzikën dhe është larguar nga vëmendja e publikut. Kur është pyetur për këtë vendim, ai ka thënë: “Po e zgjedhi familjen time. Ndoshta të tjerët janë të aftë ta bëjnë atë, por unë nuk mund të shkojë në turne dhe të jem prind i mirë.”

Menaxheri i tij ka thënë për BBC se nuk po mundet ta pranojë se shoku i tij ka vdekur. “Nuk mund ta spjegojë se sa shumë Marku më ka ndikuar dhe më ka ndryshuar perceptimet e mija për artin dhe muzikën”, ka thënë ai dhe ka shtuar se ndjehet i lumtur për momentet që kanë kaluar bashkë.

SHPËRNDAJE