0

Babai i Albert Krasniqit s’ka kërkuar të shkojë në varrimin e djalit të tij që e vr’au mbrëmë.

Ramiz Krasniqi, avokat i biznesmenit Skender Krasniqi, ka thënë se klienti i tij nuk ka kërkuar të shkojë në varrimin e djalit të tij, të cilin e vr’au mrëmë rreth orës 17:00.

“As nuk e kemi kërkuar. Nuk ka pasur kërkesë prej tij, as prej nesh, kështu që nuk ka marrë pjesë në varrim”, tha avokati.

Varrimi i Albert Krasniqit u bë rreth orës 15:00, ndërsa në ceremoninë mortore morën pjesë qindra persona, në mesin e të cilëve të afërm e miq të tij.

Aty u pa edhe vajza e Albertit, bashkë me nënën e saj, Besa Gashin, për të cilën u raportua në media se ishte ndarë nga Albert Krasniqi.

Siç raportohet, policia ishte në kërkim të Albert Krasniqit ditët e fundit, për shkak të dyshimit se ai e kishte rrahur Besa Gashin.

Supozohet se kjo kishte shkaktuar grindje në tërë familjen.

SHPËRNDAJE