Marina sjell imazhe të reja nga shtatzënia, thotë se mezi pret ardhjen e vajzës
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë në pritje të fëmijës së parë që do të jetë vajzë.
Biondja e famshme nuk ka hezituar që të shpërndajë fotografi nga fotosesionet e ndryshme, në të cilat ka vënë në plan të parë dukjen e saj me barkun e fryrë.
Ngjashëm ka vepruar edhe gjatë enjtes duke sjellë poza nga pritja e bukur, teksa ka thënë se çifti mezi po e pret ardhjen e fëmijës.
“Mezi po të presim picirukja jonë”, shkruan në përshkrimin e fotografive të publikuara në Instagram.
Imazhe të ngjashme, bukuroshja ka shpërndarë edhe në ditët dhe javët e kaluara duke shfaqur dukjen e saj gjatë shtatzënisë.
Disa prej imazheve të tilla të shpërndara në rrjetet sociale, jua sjellim më poshtë.