Debati që nisi punatën e kaluar në ‘PërPuthen’ ka vazhduar edhe sot, mes Mevlanit dhe Sindit që nuk reshtën me akuza ndaj njëri-tjetrit.
Mevlani shpjegoi pse la studion ditën e djeshme pas tensioneve ku Sindi i shkoi pranë.
Gjithashtu produksioni nxorri edhe pamjet në prapaskenë ku Mevlani dukej shumë i nxehur dhe as Juli nuk e bindi për t’u kthyer.
“Ma shpif ajo, nuk e shoh dot me sy,” dëgjohej të thoshte Mevlani, i cili ia përsëriti këto fjalë edhe përballë Sindit në sy në studio.
“Ka marrë hov nga ata që i flasin jashtë, dhe vjen këtu na bën si trime, po ik moj andej,” tha Mevlani.