
Aksesorët në vlerë prej afro 26 mijë eurosh të Leonorës.
Leonora Jakupi me vite të tëra vazhdon të jetë e pranishme në skenën muzikore shqiptare, ndërsa pos muzikës, ajo çmohet edhe për dukjen e saj.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/leonora-jakupi-del-pa-grim”]
Artistja nuk kursehet nga faqet rozë për t’u komentuar edhe për veshjet e shtrenjta që zgjedh për të zhveshur.
Javë më parë, ajo ishte pjesëmarrëse në një emision televiziv, ndërsa ka tërhequr vëmendjen me përzgjedhjet e saj.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/leoade-mp4″]
Këngëtarja kishte zgjedhur të vishte një fustan lateksi të hapur në pjesën e dekoltesë, por më së shumti janë përfolur aksesorët e saj.
Sipas faqes What They Wearin, vetëm ora e Leonorës ka vlerën prej 25.400 euro (Rolex Lady-Datejust Oyster, 28 mm), kurse vathët e saj (Louis Vuitton Nanogram Hoop Earrings) kanë vlerën 490 euro. Këngëtarja nuk i ka komentuar këto pohime.