Ledri bën tatuazh emrin e vajzës.
Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, po e shijojnë më së miri ndjenjën e të qenurit prind.
Vajza e tyre e vogël, Poem Blu, e ka ndryshuar tërësisht jetën e çiftit të cilët janë mjaft të diskutuar në media.
Për të treguar dashurinë e madhe ndaj vajzës së tij, reperi i njohur ka realizuar së fundmi një tatuazh me emrin e saj në krah.
Ai ka shkruar thjeshtë fjalën “Poem”, e cila është pjesa e parë e emrit të vajzës së tyre, Poem Blu.
Ndërkohë që ngjyrosja e tatuazhit është bërë me ngjyrë blu, të marrë me shenjën e gishtërinjve të më të voglës së tyre.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për tatuazhin e ri.
Ledri përndryshe ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e tij dhe projekti i fundit aktualisht mbetet kënga “Sot sot sot” e publikuar në dhjetor të vitit të kaluar.