
Mëngjesin e sotëm, Robert dhe patris Berisha morën lajmin e hidhur për humbjen e personit më të shtrenjtë për ta.
Nëna e tyre, Teuta Berisha, ka ndërruar jetë.
Këtë gjë e bëri të ditur këngëtari Berisha me anë të një postimi në Facebook, ku shpreh pikëllim të thellë për humbjen e nënës.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/noraaa-mp4-4″]
“Pusho e qetë mami jem, për ty kam me shkrua shumë, po e la me kaq”, ka thënë postimi i Robert Berishës, përcjell ORAvip.
E për vdekjen e ish-vjehrrës ka reaguar edhe Nora Istrefi.
“Ke qenë gjithmonë shoqja ime, të kam dasht dhe me ke dashur. Uroj me zemer që shpirti yt i bardh dhe një grua me kaq shumë vlera të pushoj e qetë në paqe”, ka qenë mesazhi i
Norës pas vdekjes së nënës së Robertit.
Kujtojmë që vitin e kaluar Nora dhe Roberti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ata kanë një vajzë nga kjo martesë. /ORAvip/