
Roberti konfirmoi lidhjen e re përmes një videoje.
Robert Berisha mbrëmë publikoi pamje ku shihej duke darkuar me një modele italiane.
Bëhet fjalë për Maria Bove, e cila ndau me ndjekësit fotografi e video pranë këngëtarit, kurse me një prej tyre tregoi se mes tyre ka filluar një romancë.
[gjirafa url=”https://video.gjirafa.com/embed/robert-berishaa-mp4″]
Në videon në fjalë, Roberti shihet duke shkëmbyer puthje pasionante me modelen italiane, teksa të dy po e shijonin mbrëmjen së bashku.
Maria Bove numëron mbi 30 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa të shumta janë imazhet atraktive që i ndan me ndjekësit.
Pas ndarjes nga Nora Istrefi, Robert Berisha ishte përfolur edhe për një lidhje të mundshme me një tjetër modele shqiptare.