0

Krempite e parezistueshme: Kremoze dhe me shije të mrekullueshme, e duan të gjitha gjeneratat.

Ëmbëlsirë e shkrifët dhe të butë, me një shije shumë karakteristike

Ju nevojiten kore të gatshme për krempite. Gjithashtu, mund t’i përhapni dhe t’i piqni dy kore nga petët e brumit të ngrirë apo të ngjishni brumin dhe t’i piqni dy kore brumi shtëpiake.
Përvishjuni punës, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 2 l qumësht; 0,5 l ujë; 250 g xhelatinë; 40 lugë sheqer; sheqer vaniljeje; 6 vezë (të bardhët dhe të verdhët e ndarë); 6 lugë miell të vrazhdë; 250 ml ajkë për krem.

Përgatitja:

Qumështin dhe sheqerin qitni në zjarr që të vlojnë, ndërkaq gjatë asaj kohe në një enë të veçantë qitni ujë, shtoni të verdhët, xhelatinën dhe miellin dhe tundni mirë.

Në qumështin e vluar tundeni përzierjen e ujit dhe të verdhët e vezëve dhe zieni në krem.

Në një enë të veçantë përzieni të bardhët e vezëve deri sa të bëhen si borë e ngurtë dhe e lehtë dhe gradualisht përzieni në kremin e nxehtë.

Kremin e përftuar qiteni në kore të brumit dhe ftoheni.

Në kremin e ftohur qitni ajkën e tundur për shllag dhe vendoseni koren e dytë të brumit.

Krempiten ftoheni edhe pak dhe pastaj shërbejeni.

SHPËRNDAJE